Kryesore » 2012 » Qershor » 17 » Kaçaniku voton për kryetarin e ri
12:18 PM
Kaçaniku voton për kryetarin e ri
Në Kaçanik sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e kësaj komune. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë nga ora 07:00 e mëngjesit. Kryetarja KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi i votimit ka filluar dhe po vijon pa asnjë problem.Gjithashtu, procesi i shpërndarjes së materialit të ndjeshëm ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe materiali u është dorëzuar ekipeve përkatëse me kohë, ka thënë Daka.Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Kaçanikut po e monitorohen nga disa organizata joqeveritare.Besnik Ramadanaj nga koalicioni i OJQ-ve, Demokracia në Veprim ka thënë se procesi po kalon pa ndonjë problem që vlen të përmendet."Të gjitha qendrat e votimit kanë qenë të gatshme për votim dhe janë hapur me kohë. Edhe materialet sensitive kanë ardhur me kohë. Në të gjitha këto qendra, pjesëmarrja e komisionarëve është në numrin dhe kohën e duhur, sipas planifikimit dhe procedurave ligjore. Deri më tani, janë evidentuar dy raste të tentimit për të votuar me dokumente jovalide, i pari ka tentuar të votojë me kartelë të bankës, ndërsa i dyti me kopje të letërnjoftime, por të dy këto raste të parandaluara nga komisionarët”, ka thënë Ramadanaj.

Në këto zgjedhje të drejtën e pjesëmarrjes e kanë mbi 31 mijë qytetarë, të cilët mund të votojnë në 42 vendvotime në gjithsej 16 qendra të votimit.

Për kryetar të Kaçanikut garojnë pesë kandidatë.

Ata janë: Besim Ilazi (Partia Demokratike e Kosovës), Sahit Bela (Lidhja Demokratike e Kosovës), Shukri Luta (Lëvizja Vetëvendosje), Kjani Berisha (Aleanca Kosova e Rr) dhe Tahir Çaka (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës).

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pasuan dorëheqjen e kryetarit Xhabir Zharku, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për fuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin ai ishte dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus