Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Jo vetëm me Thaqin,Haradinaj u takua edhe me Isa Mustafën
9:47 PM
Jo vetëm me Thaqin,Haradinaj u takua edhe me Isa Mustafën
Pas takimit me kryeministrin dhe kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot u takua edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Në takimin e zhvilluar midis tyre u bisedua për shumë çështje që rëndojnë jetën institucionale në Kosovë. Në takimin e zhvilluar midis kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj , është biseduar për një sërë çështjesh që e rëndojnë jetën institucionale në Kosovë. Mustafa tha se lirimi i Haradinajt nga Haga është fitore dhe dëshmi për luftën e pastër të UÇK-së. Ndërkaq, Haradinaj deklaroi se në këtë takim është biseduar për qeverisjen aktuale të Kosovës, reformat që duhen ndërmarrë, si dhe për integrimet e Kosovës në BE.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus