Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës
7:07 PM
Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se ambasadori i Kosovës në Çeki, Hilmi Zogiani ka dhënë dorëheqje nga posti i tij për arsye personale, kurse për zëvendësimin e tij po pritet të kthehet nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Enver Hoxhaj, i cili në konsultim me presidenten do të caktojnë ambasadorin e ardhshëm të Kosovës në Çeki.
Këshilltari politik i ministrit Hoxhaj, Artan Behrami i ka thënë për KosovaPress se Hilmi Zogiani ka qenë i ngarkuar me punë në Ambasadën tonë në Çeki dhe përmes një letre ka kërkuar dorëheqje nga ky post dhe arsyet e kësaj dorëheqje janë krejtësisht personale.Sipas tij, Zogiani është shumë mirënjohës për ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ka konfirmuar se është i gatshëm të ndihmojë ministrinë e Punëve të Jashtme dhe rrjetin diplomatik të Republikës së Kosovës në kontaktet e tij që ka edhe në të ardhmen.Megjithatë, për zëvendësimin e tij ende nuk është menduar ndonjë emër , pasi që po pritet të kthehet nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Enver Hoxhaj, i cili në konsultim me presidenten e Republikës së Kosovës do të caktojnë zëdhënësin e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus