Kryesore » 2012 » Mars » 5 » Jasharët thërrasin për unitet
3:17 PM
Jasharët thërrasin për unitet
Në Prekaz, në vendin ku para 14 viteve nisi beteja, e cila bëri kthesë historike për shqiptarët, që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm s’kanë të ndalur vizitat e qytetarëve nga anë të ndryshme të hapësirës shqiptare, por edhe të zyrtarëve të lartë të shtetit. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se 5, 6 dhe 7 marsi është Epopeja më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është flijimi më i madh që është bërë në historinë e popullit tonë dhe më gjerë.Homazhe para varrit të komandantit të UÇK-së, ka bërë edhe një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë. Ahmet Isufi, nënkryetar i këtij subjekti politik ka thënë se ndodheshin në Prekaz për të bërë nderimi në këtë vend të shenjtë ku u ndez vullkani i luftës për liri.Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka falënderuar të gjithë ata që po bëjnë homazhe të varret e të rënëve për lirinë e Kosovës.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, edhe delegacioni i AAK-së, kanë vizituar edhe familjen Jashari.Ndërsa në Kazermën ushtarake "Adem Jashari” në Prishtinë u shënua fillimi i manifestimit "Epopeja e UÇK-së”, tashmë tradicionale, që shënon ngjarjen më lapidare të historisë së Kosovës. Ishin aty zyrtarët më të lartë të vendit dhe të pranisë ndërkombëtare në kryeqytet.Pas homazheve dhe vendosjes së kurorave në lapidarin kushtuar të gjithë të rënëve për çlirimin e vendit nga kryekuvendari, Jakup Krasniqi, kryeministri, Hashim Thaçi dhe të zyrtarëve të tjerë, të pranishmëve iu drejtua gjenerallejtënant Kadri Kastrati.Ai rikujtoi sloganin se duke nderuar të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen, kurse për Forcën e Sigurisë së Kosovës tha se ajo po ndërtohet me standardet e NATO-s dhe se do t’i kryejë me sukses detyrat ndaj popullit e atdheut.

Ndërkaq, Hashim Thaçi, njëri nga prijësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht kryeministër, rikujtoi ngjarjen që me të drejtë u pagëzua Epope, rënien e Adem Jasharit dhe të familjes Jashari në Prekaz, një rrëfim që dëshmon për çmimin e lirisë, një kryevepër në historinë e përbotshme të luftës për liri, një model unikat i sakrificës për popull e atdhe.

Pinjolli i familjes Jashari, Bekim Jashari, në emër të familjes dhe atyre që i dedikohet ky manifestim, bëri thirrje që në këto kohë vendimtare për të ardhmen e vendit, të gjithë të jenë të bashkuar, të gjithë të duhen për të forcuar themelet dhe të ardhmen, për të cilën u sakrifikuan gjithë ata njerëz e u derdh gjithë ai gjak
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus