Kryesore » 2012 » Shtator » 3 » Jakshiqi i Mitrovicës për fusnotën: Ditë e zezë, o fat i zi
11:59 PM
Jakshiqi i Mitrovicës për fusnotën: Ditë e zezë, o fat i zi
Anëtari i Kryesisë së Partisë DSS të Vojisllav Koshtunicës, Marko Jakshiq deklaroi sot se heqja dorë e Qeverisë serbe nga insistimi në fusnotë për prezantimin e Kosovës "është lëshim pe shumë i madh dhe i panevojshëm” i palës serbe. "Nëse sipas mëngjesit shihet dita, serbët në Kosovë i pet thënia popullore ‘Ditë e zezë, o fat i zi’. Frikësohem se ky është vetëm fillimi i kompromiseve të dhimbshme që i paralajmëronte zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq”, i tha Jakshiqi agjencisë Beta. Sipas tij, qeveria serbe me këtë akt të lëshimit pe ka shkuar përtej marrëveshjes që në Bruksel e ka arritur negociatori i Beogradit, Borisllav Stefanoviq. 
Ai përkujtoi se në mitingun parazgjedhor në Mitrovicë, Partia e Tomisllav Nikoliqit me plotë gojë premtonte se do të anulojë të gjitha marrëveshjet që Stefanoviq i ka arritur me Edita Tahirin. Si transmeton gazeta Blic, zyrtarët serbë më nuk do të duhet të braktisin tubimet ndërkombëtare ku marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës, pasi që qeveria serbe sot ka miratuar instruksionet e reja për veprim të përfaqësuesve shtetërorë në tubimet e tilla.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus