Kryesore » 2012 » Korrik » 21 » Jahjaga synon të vendosë vetë për mandatin e EULEX-it
2:01 PM
Jahjaga synon të vendosë vetë për mandatin e EULEX-it
Letra e presidentes së vendit, Ahtifete Jahjaga, e cila pritet t’i dërgohet baroneshës së BE-së, Cathrine Ashton, në të cilën presidentja kërkon që t’i vazhdohet mandati i misionit EULEX-it, deri në 2014, nuk dihet nëse do të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Kjo pavarësisht se kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se "vendimi përfundimtar për prezencën e EULEX-it deri në vitin 2014 do të merret nga Kuvendi i Kosovës përmes një vendimi me dy të tretat e votave të deputetëve”. Burime të gazetës brenda kabinetit të presidentes Jahjaga kanë theksuar të premten se kompetencat kushtetuese të presidentes ia lejojnë asaj që ta ftojë këtë mision dhe se nuk ka nevojë që letra e saj të marrë pëlqimin e Kuvendit të Kosovës as para se t’i dërgohet Ashtonit, por as pasi që të marrë përgjigje nga ajo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus