Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Ivanoviç: Përsëritja e 25 korrikut, aventurë e rrezikshme
2:54 PM
Ivanoviç: Përsëritja e 25 korrikut, aventurë e rrezikshme
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka vlerësuar se aksionet e policisë kosovare në veri, do të paraqisnin "aventurë të rrezikshme”, e cila sipas tij, mund të nxiste pastaj reagim të dhunshëm. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka paralajmëruar se policia mund të ndërmarrë aksion të ngjashëm në veri, si ai i 25 korrikut të vitit të kaluar, kur, njësia speciale e policisë, Rosu, u dërgua për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri.Ivanoviq ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë një gjë të tillë.Ai ka thënë se veriu i Kosovës është problem politik, i cili nuk mund të zgjidhet me dhunë, sepse në këtë rast ”do të nxiste reagim të dhunshëm të cilin askush nuk do të mund ta qetësonte”.

Në fundjavën e kaluar në veri të Kosovës është vrarë në pronën private te tij, me anë të një bombe, shqiptari 38 vjeçar, Selver Haradinaj, dhe janë plagosur anëtarët e familjes së tij.

Për të kontrolluar vendin ku ka ndodhur incidenti, te "Tre Rrokaqiejt”, Policia e Kosovës tentoi të vendosë shtëpiza statike, por ato u hoqën dhe u demoluan nga serbët lokalë.

Pjesa veriore e Mitrovicës është e banuar me shumicë serbe dhe kontrollohet nga strukturat paralele të financuara nga Qeveria e Serbisë.

Në vitin e kaluar, autoritetet kosovarë tentuan që përmes marrjes nën kontroll të pikave kufitare veriore, në Bërnjak dhe Jarinë të nisin shtrirjen e kontrollit.

Por, kjo gjë nuk rezultoi me sukses, dhe që nga vera e kaluar, serbët kanë ngritur barrikada në rrugët që lidhin jugun me veriun, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve të institucioneve të Kosovës dhe pjesërisht të EULEX-it.

Vetëm KFOR-i ka një qasje më të lirë në atë pjesë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus