Kryesore » 2012 » Shkurt » 4 » Ivanovic i implikuar në masakrën e Mitrovicës
9:57 AM
Ivanovic i implikuar në masakrën e Mitrovicës
10 persona janë vrarë dhe masakruar nga grupi kriminal serb ‘Rojat e Urës’ 12 vjet më parë, të udhëhequr nga ish-shefi i atëhershëm i këtij grupi Oliver Ivanovic.Këtë operacion të vrasjeve, të masakrimit dhe dëbimit të mbi 12 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës e ka udhëhequr bashkërisht MUP i Serbisë, me në krye ish-komandantin Dragan Delibasic dhe Oliver Ivanovic.Për këta dy udhëheqës të këtij operacioni, si dhe shumë kriminelë të tjerë ekzistojnë fakte në një dokument të policisë së UNMIK-ut, i njohur me emrin "Pandora”. 
Deri tani për këto 10 vrasje të shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe dëbimit të mbi 12 mijë të tjerëve nuk është ngritur asnjë aktakuzë dhe askush nga këto grupe ende nuk është përballur me drejtësinë.Botërisht dihet se ndërmjet natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u vranë prej pjesëtarëve të formacioneve serbe, kurse 1 564 familje shqiptare me gjithsej 11 364 persona u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës.Ivanovic ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës para shpalljes së pavarësisë, ndërkaq tani është sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus