Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Incident në Lubodrag të Kumanovës, lëndohen dy vajza
0:32 AM
Incident në Lubodrag të Kumanovës, lëndohen dy vajza
Kanë vazhduar incidentet mes të rinjve. Dy vajza të lënduara të shkollës së mesme të Kumanovës është bilanci nga incidenti i sontëm i cili ka ndodhur në fshatin Lubodrag të Kumanovës i banuar kryesisht me maqedonas dhe serb. Sipas dëshmitarëve, shoferit të autobusit dhe disa nxënësve, ngjarja kishte ndodhur pas orës 19;30 minuta, kur nxënësit po ktheheshin nëpë shtëpitë e tyre. Sipas drejtuesit të autobusit, tre persona të panjohur kishin gjuajtur me gurë ndaj autobusit. Vajzat e lënduara janë dërguar për kurim në qendrën emergjente në Kumanovë. Drejtori i Spitalit të Kumanovës Arif Latifi tha se nxënëset janë jasht rrezikut pë jetë. Policia ka dal në vendngjarje dhe po heton rastin. Për informata më të hollësishme rreth këtij incidenti do tu njoftojmë gjatë edicioneve të lajmeve të ditës së nesërme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus