Kryesore » 2012 » Prill » 24 » Incident i rëndë në Shkup
4:49 AM
Incident i rëndë në Shkup
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit, me ç`rast informacionet e para flasin për katër persona të plagosur, por zëra edhe për viktima. 
Incidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 në një kafene në këtë lagje të Shkupit, pas një zënke që kishte shpërthyer dhe që ka përfunduar me shkrepje armës, informon agjencia e lajmeve INA. Fillimisht janë dëgjuar zhurmë të makinave dhe më pas shkëmbim zjarri. Deri tek shkëmbimi i zjarrit ka pasuar pas një mosmarrëveshje midis dy personave, bëjnë të ditur burime jozyrtare. Në lagjen Kozle mbrëmë ka pasur prani të shtuar të policisë dhe pika kontrolli, menjëherë pas incidentit. . Mediat raportojnë se nuk dihet për gjendjen shëndetësore të viktimave, edhe pse kanë qarkulluar spekulime se ka edhe të vrarë.  Siç mësohet nga burime jozyrtare, sulmuesi me armën e tij i është dorëzuar organeve policore. MPB pritet që sot të jap hollësi mbi incidentin e rëndë që ndodhi vetëm disa ditë pas vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus