Kryesore » 2012 » Prill » 17 » Huliganët protesta të dhunshme dhe thirrje raciste kundër shqiptarëve (+FOTO)
10:45 PM
Huliganët protesta të dhunshme dhe thirrje raciste kundër shqiptarëve (+FOTO)
Rreth 300 të rinjë kryesishtë të grupit të tifozëve ‘Komitët’ u mblodhën fillimisht para Qeverisë duke brohoritur kryesisht parulla anti-shqiptare.Protesta të dhunshme janë organizuar pas dite para Qeverisë, pas thirrjeve në rrjetin social Facebook për të demonstruar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë. Rreth 300 të rinjë kryesishtë të grupit të tifozëve ‘Komitët’ u mblodhën fillimisht para Qeverisë duke brohoritur kryesisht parulla anti-shqiptare. Protestuesit kanë tentuar të futen në lagjen shqiptare të Shkupit, por janë penguar nga policia maqedonase që ka ndërhyrë duke mos i lejuar ata.Nga dhuna e ultranacionalistëve raportohen 3 shqiptarë të lënduar, që janë shoqëruar për në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Në orët e mbrëmjes situata paraqitet e qetësuar, megjithëse tensionet mbeten.Protestuesit janë shpërndarë rreth orës 20.00, nëpër rrugët në pjesën qëndrore të Shkupit ende janë të pranishme forca të mëdha policore.











Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus