Kryesore » 2012 » Shkurt » 27 » Hoxhaj dhe Çitaku kërkojnë udhërrëfyesin
3:46 PM
Hoxhaj dhe Çitaku kërkojnë udhërrëfyesin
Hoxhaj dhe Çitaku: Është koha e fundit që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, marrëdhëniet kontraktuale dhe marrëveshjen për Stabilizim AsociimMinistri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, kanë zhvilluar në Bruksel një takim me zëvendëskancelarin dhe ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger.Në këtë takim është kërkuar përkrahja e Austrisë për procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës.Hoxhaj ka thënë se është e papranueshme që edhe më tutje kosovarët të jenë qytetarët e vetëm të cilët nuk gëzojnë lëvizjen pa viza në zonën Shengen.Sipas tij dhe Çitakut, është koha e fundit që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, të nënshkruhen marrëdhëniet kontraktuale dhe të fillojë studimi i fizibilitetit për marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkim Evropian.Ata kanë pasur një takim edhe me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Janos Martonyi, nga i cili kanë kërkuar mbështetjen e Hungarisë për ofrimin e përvojës në procesin e integrimeve evropiane.Ndërsa, në takimin e punës me ministër e Jashtëm të Bullgarisë, Nickolay Mladenov, ministrat kosovarë kanë thënë se Kosova është e gatshme për rrugën e saj Evropiane.Hoxhaj dhe Çitaku janë siguruar nga ministri britanik për Çështje Evropiane, David Lidington, se Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë Republikën e Kosovës në procesin e integrimeve rajonale dhe ndërkombëtare.Gjatë ditës, ministrat nga Kosova do të zhvillojnë takime me shumicën e ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojnë mbështetjen e këtyre shteteve për agjendën evropiane të Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus