Kryesore » 2012 » Prill » 19 » Hetohen vrasja e Haradinajt dhe njerëzit e armatosur
4:35 PM
Hetohen vrasja e Haradinajt dhe njerëzit e armatosur
Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës është duke mbledhur prova dhe duke analizuar incizimet që paraqesin civilë shqiptarë të armatosur, njofton korrespondenti i "Kohës Ditore” në Mitrovicë. Mbledhjen provave, për të hapur hetimet zyrtare të policisë ndaj civilëve të armatosur, e konfirmoi sot edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Ditëve të fundit disa media elektronik kanë publikuar pamje civilësh shqiptarë, të cilët bartnin me veta armë. Bartja e armëve paraqet shqetësim për banorët, është shprehur Hoti. Policia ende nuk e ka inicuar rastin. Jemi në fazën fillestar të mbledhjes së informacioneve, për të vërtetuar autentitetin e xhirimeve të publikuar, në të cilat shihen persona të panjohur me armë, ka thënë Hoti. Policia ka parë inserte të medieve, në të cilat shihen persona të armatosur, por ne duhet të vërtetojmë se ku janë bërë ato - në veri apo në jug. Po ashtu policia e Kosovën në bshkëveprim me EULEX-in dhe njësinë speciale antiterroriste të policisë së Kosovës jemi duke mbledhuër prova dhe hetuar rastin e vrasjes së Selver Haradinajt në veri të Mitrovicës. Hoti nuk ka pranuar të flasë për më shumë hollësi në kuadër të hetimeve për këtë rast. "Detajet e hetimeve mbi sulmin terrorist në vrasjen e Selver Haradinajt, në veri të Mitrovicës, nuk mund t’i bëjmë publike, për arsye të rëndësisë së këtyre hetimeve”, ka thënë Hoti.  Paraqitaj e personave të armatosur, që dyshohet të jenë në veri të Kosovës, ka ndodhur ditë ma parë, pas vrasjes së Selver Haradinjat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus