Kryesore » 2013 » Janar » 9 » Haradinaj: Së shpejti do të jem Kryeministër i Kosovës
4:22 PM
Haradinaj: Së shpejti do të jem Kryeministër i Kosovës
Kreu i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar dje në Malishevë se shumë shpejt pritet të emërohet Kryeministër i vendit. Haradinaj ka vizituar disa zona të Kosovës që pas lirimit të tij nga Gjykata e Hagës. "Po bëj përpjekje me e marr udhëheqjen e vendit, qeverinë dhe në rast se kjo do të ndodhë, e pritet me ndodhë së shpejti, atëherë jam i bindur se do t’i vazhdojmë punët e filluara dhe do të punojmë në të mirën e qytetarëve të vendit”, tha ai duke shtruar se "Me kthimin tim kësaj radhe e kam vlerësuar se nuk ia vlen më me hy e me ba listën e të këqijave çka nuk është në rregull dhe me i gjet fajtorët se kush është fajtor për atë ose këtë. Kam vlerësuar që më së miri do të ishte nëse kisha mund me fol me punë, në rast se puna që unë e bëjë mbërrin te ju, të familjet tuaja dhe njerëzit e vendit”. Ai e cilësoi burgosjen e Fatmir Limajt, një figurë shumë e dashur në Malishevë, si një proces të çuditshëm, por tha se beson se e drejta do të dalë në dritë dhe ata do të lirohen.
Ndërkohë, Kryeministri Hashim Thaçi, i cili ende është në bisedime me Haradinajn për ofertën e tij, pritet të shkojë në Bruksel ku do të takohet më 17 janar me Kryeministrin serb, Ivica Daçiç. Në tryezë të bisedimeve mes dy palëve do të jetë edhe çështja e veriut, por Kosova shkon në takim pa një axhendë, pasi nuk konsideron se për Veriun duhet të ketë një plan të veçantë nga pjesa tjetër e Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se gjithçka do të prezantohet do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe pakos së presidentit Ahtisaari.



Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus