Kryesore » 2012 » Nëntor » 30 » Haradinaj nuk flet për koalicion por kualitet të ri qeverisës
2:19 PM
Haradinaj nuk flet për koalicion por kualitet të ri qeverisës
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur ditën e tij të parë të aktiviteteve politike pas lirimit nga Tribunali i Hagës me vizita tek varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe shtatorja e njërit prej ushtarëve të vrarë të UÇK-së, Zahir Pajaziti në Prishtinë.Haradinaj nuk ka folur për pozicionin që do të mbajë në raport me përfshirjen eventuale të AAK-së në qeverinë e Thaçit, por është zotuar se do të angazhohet për një kualitet të ri qeverisës në Kosovë."Unë do të punoj me çdo njeri të Kosovës për të sjell një kualitet të ri qeverisje, kualitet të ri në zhvillim të vendit. Kuptohet, këtë ne mund ta bëjmë vetëm nis rast se të gjithë ne i kushtohemi një kualiteti më të mirë në vendin tonë. Shteti i Kosovës është në sfidë, si shtet i ri dhe si demokraci. Do të thotë ne nuk rrezikohemi më si Kosovë se a do të jemi shtet por kualiteti i shtetit, demokracisë, zhvillimeve të brendshme janë në sfidë, meqenëse jemi të ri si shtet, prandaj edhe do të punojmë së bashku”, është shprehur Haradinaj.Duke e nderuar lirimin e Haradinajt dhe dy ish-luftëtarëve të UÇK-së të cilët Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi të enjten i shpalli të pafajshëm, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dhe një seancë të veçantë plenare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus