Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » Haradinaj: Kuvendi është bërë arenë gladiatorësh!
10:17 AM
Haradinaj: Kuvendi është bërë arenë gladiatorësh!
ShIK-u ka qenë organizatë fantome, që nuk është deklaruar publikisht se çka ka në të, thotë Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 
Në lidhje me debatin për SHIK-un ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Haradinaj thotë se këto deklarata e ngarkojnë opinionin publikë pa nevojë."Uro që edhe Vetëvendosje edhe njerëzit që kanë qenë pjesë e SHIK-ut të jenë më të kujdesshëm, sepse opinioni nuk ka nevojë për kësi tensione të ‘nxehta’ e që unë mendoj se janë të kota”, ka thënë ai për "Tribuna Shqiptare”. "Duhet me ia lënë organeve kryesore të drejtësisë që të merren me to, nëse ka pasur raste kriminale, e jo që Kuvendi të kthehet në një arenë gladiatorësh”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus