Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » Haradinaj konfirmon, bashkëqeverisje me PDK
2:45 PM
Haradinaj konfirmon, bashkëqeverisje me PDK
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se është duke u bërë një plan për bashkëqeverisje me PDK-në. Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij plani, megjithëse ka theksuar se si Aleancë do të marrin përgjegjësitë, të cilat u takojnë, raporton KTV. I pyetur nëse pas kthimit të tij ka ndryshuar mendimin për qeverisjen e tanishme duke mos parë edhe kritikat e shumta për korrupsion dhe përfshirjen e SHIK-ut në të, Haradinaj është përgjigjur duke thënë se gjendja në vend nuk është e mirë, por sipas tij, së bashku do të punojnë në përmirësimin e saj. Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala i cili ka udhëhequr deri tashti AAK-në në mungesë të Haradinjat, ka konfirmuar se do të udhëtojë edhe ai në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin i cili do të mbahet midis kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq. Këto komente të Shalës dhe Haradinajt u bën pas takimit me Këshillin Drejtues të parties, raporton Koha.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus