Kryesore » 2013 » Shkurt » 7 » Guevara, snajperja që po merr hak për fëmijët e saj të vrarë
4:28 PM
Guevara, snajperja që po merr hak për fëmijët e saj të vrarë
Atë e kanë pagëzuar me emrin "Guevara” dhe ka vendosur të luftojë përkrah rebelëve në Siri që kur humbi fëmijët e saj vitin e shkuar nga një sulm ajron të forcave qeveritare, një vajzë 10 vjeç dhe djalin 7 vjeç. Ajo ka një grup luftëtarësh, prej 30 personash në qytetin Alepo të cilët e ndjekin nga pas ndërsa ajo përherë mban në krah një armë snajper."Kam vendosur të marr hak. Më bën të ndjehem mirë. Sa herë qëlloj ndonjë prej tyre, bërtas: Po”, thotë 36- vjeçarja që dikur jepte mësim anglisht në një shkollë.Ajo vepron në godinat e shkatërruara, ku gjurmon për armiqtë e saj. Shprehet se pret me orë e ulur dhe ndërsa civilët largohen, ajo ka pamje të qartë të trupave qeveritare. Deri më tani ajo thotë se është e sigurtë që ka vrarë të paktën pesë ushtarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus