Kryesore » 2012 » Korrik » 3 » Gjenda në veri, shqetësuese
2:37 PM
Gjenda në veri, shqetësuese
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka vlerësuar se gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të gjejnë zgjidhje paqësore.Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Rasmussen, ka thënë se është me rëndësi që në këtë çështje të shkohet hap pas hapi, derisa hapi i parë është krijimi i përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë, nën ombrellën e BE-së."Unë kam thënë se për ndarje të Kosovës as që mund të flitet dhe është me rëndësi që kjo të bëhet shumë e qartë për të gjithë në Ballkanin Perëndimor. Por, në këtë kuadër, është me rëndësi që qeveria në Prishtinë ta kuptojë rëndësinë e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në politikë dhe jetën publike në Kosovë”, shprehet Rasmussen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus