Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Gazetarët serbë kundër Ligjit për RTK-në
3:47 PM
Gazetarët serbë kundër Ligjit për RTK-në
"Shoqata e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë”, që është degë e Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë e ka kundërshtuar sot ashpër miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për RTK-në, që parasheh hapjen e një kanali në serbisht, RTK 2. Nëpërmjet një komunikate këta gazetarë thonë se kanali në serbisht do të jetë i kontrolluar nga menaxhmenti i RTK-së dhe nga autoritetet në Prishtinë. Sipas tyre, është shkelur edhe Pakoja e Ahtisaarit me këtë ligj, dhe se selia duhej të ishte në Graçanicë e jo në Prishtinë. 
Ata kanë paralajmëruar edhe ndjekjene kësaj cështje në gjykata, si edhe bojkotim të RTK 2. Ndërkohë, minoritetet e tjera kërkuan dje hapjen e RTK 3 për to.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus