Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Kosovës
6:57 PM
Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka njoftuar se nesër do të protestoj në mënyrë të qetë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj miratimit të Kodit Penal të ri të Kosovës, sipas të cilit gazetarët mbahen përgjegjës për vepra penale dhe detyrohem t`i tregojnë burimet e tyre.
Gjithashtu sipas njoftimit të AGPK-së, protestuesit do të qëndrojnë në heshtje para Kuvendit, i cili me votën e tij e ka dhunuar lirinë e shtypit.Nëpërmjet protestës, do të kërkohet që presidentja Atifete Jahjaga, të mos e nënshkruaj Kodin Penal, përderisa ai i përmban nenet e kontestuara 37 dhe 38. Protesta organizohet prej orën 11:15 e deri në mesditë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus