Kryesore » 2012 » Korrik » 3 » Gashi në garën për rektor të UP
12:31 PM
Gashi në garën për rektor të UP
Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi i ka hyrë garës për postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP). Kjo është konfirmuar nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka theksuar se Gashi do ti kthehet jetës akademike dhe do të garojë për rektor të UP-së. Raportohet se Gashi do të largohet edhe nga AKR-ja në rrugën për të pasuar Mujë Rugovën.Edhe zëdhënësi i AKR-së ka konfirmuar largimin e Ibrahim Gashit nga posti qeverisës. Ai shfaqi mirënjohjen e kësaj partie për kontributin që i ka dhënë Gashi dhe shtoi se AKR-ja do ta kujtojë me respekt.Disa media sot shkruajnë se Gashi tashmë ka aplikuar për postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës. Po ashtu rikujtojnë marrëveshjen me partnerin e koalicionit qeverisës, PDK-në, për ndarje postesh jo vetëm në qeveri. (KD/INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus