Kryesore » 2012 » Janar » 23 » Gana, shteti i 86 që njeh Kosovën
8:13 PM
Gana, shteti i 86 që njeh Kosovën
Republika e Ganës është shteti i radhës që njeh Republikën e Kosovës. Në një njoftim për shtyp nga Zyra e zëvendës kryeministrit të parë të Kosovës, Behxhet Pacolli theksohet se vendimi për njohje i është kumtuar zyrtarisht zotit Pacolli nga ana e Ministrit të jashtëm të Ganës, Ahlaji Muhamad Mumuni.
 Pacolli është shprehur i "lumtur” për këtë njohje, pasi "Gana ishte njëri nga shtetet më të vështira të Afrikës, për shkak se ndikimi i fqinjëve tanë verior, ishte i madh”.Më tejh ai ka theksuar se në dhjetor të vitit të kaluar, në Nju Jork, është takuar me presidentin e këtij vendi, Xhon Ata Mills, ndërsa ka pasur takime edhe me Ministrin e jashtëm, Alhaji Muhamad Mumuni.Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, thotë se "është optimist se njohjet për Kosovën do të vazhdojnë të vijnë”. Gana është shteti i 86, që e ka njohur Republikën e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus