Kryesore » 2012 » Shkurt » 26 » Fusnota, model për kontestin e emrit të Maqedonisë
1:21 AM
Fusnota, model për kontestin e emrit të Maqedonisë
Ish- diplomati maqedonas, Slobodan Casule, vlerëson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për përfaqësim rajonal, mund të merret si shembull nga Maqedonia dhe Greqia, vende të cilat tash disa vite kanë kontest rreth emrit të Maqedonisë. Marrëveshjen e vlerësoj si të shfrytëzueshme të jashtëzakonshme, pasi një çështje shumë delikate zgjidhet me dialog. Nga njëra anë mund të them diçka që ndokujt mund ti tingëllojë paradoksale, dy vende që nuk janë anëtare të BE-së, mund për një çështje siç është, nga njëra anë pavarësia, ndërsa nga pala tjetër ajo pavarësi vlerësohet si recesion, të gjejnë ndonjë zgjidhje, që çon drejt eliminimit të atij kontesti. Nga ana tjetër Maqedonia bisedon me vend anëtar të BE-së e cila nuk dëshiron në asnjë pikë të tregojë gatishmëri të bëjë kompromis. Atë që e bënë Kosova dhe Serbia duhet të jetë shembull për të gjithë, por më tepër për Greqinë, ka deklaruar Casule, ndërsa citon Alsat-M.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus