Kryesore » 2012 » Qershor » 22 » Fqinjët serbë e romë të dyshuar për vrasjen e shqiptarëve
10:32 AM
Fqinjët serbë e romë të dyshuar për vrasjen e shqiptarëve
Shqiptarë, serbë e romë kishin jetuar në paqe në fshatin Krushë e Vogël deri më 23 mars 1999. Atë ditë serbët pakicë do të merrnin në dorë fatin e shqiptarëve shumicë. Pak orë para se të nisnin bombardimet e NATO-s mbi forcat ushtarake e policore të ish-Jugosllavisë, pothuajse të gjithë serbët e fshatit do të visheshin me uniforma të milicisë së Serbisë dhe do të armatoseshin me "Kallashnikovë”. Dy ditë më vonë ata do të nisnin një fushatë përndjekjesh e vrasjesh të shqiptarëve. Nuk do t’u shpëtonin as meshkujt 13 vjeç e pleqtë mbi 70 vjet. 54 serbë kryesisht të këtij fshati dhe dy romë dyshohen se janë përfshirë në vrasjen dhe djegien e trupave të 110 meshkujve të fshatit Krushë e Vogël, e cila konsiderohet si njëra prej masakrave më të mëdha në Kosovë.  
Prokurori i EULEX-it, Cezary Michalczuk, që punon në Prokurorinë e Qarkut të Prizrenit, ka identifikuar të dyshuarit të cilët i përshkruan si kriminelë mizorë që kanë vrarë fqinjët e tyre të pafajshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus