Kryesore » 2012 » Gusht » 31 » Florije Shamolli, prokuroja e riemëruar me dosje penale
12:27 PM
Florije Shamolli, prokuroja e riemëruar me dosje penale
Për t'u emëruar prokuror apo gjyqtar në Kosovë, mjafton një mbështetje e fortë nga instancat e larta të KPK-së ose KGJK-së, pavarësisht performancës së dobët dhe shkeljeve që ka bërë ai zyrtar, sepse emërimi shumë shpejt merr fund. Kjo ka ndodhur dhe me emërimet e fundit për prokuror në Prokurorinë Publike Komunale të Ferizajt, ku paneli intervistues, ishin Sevdije Morina, prokuror i Prokurorisë Publike Komunale Ferizaj, Shukri Jashari, si dhe kryeprokurori Ismet Kabashi të cilët kanë emëruar për prokurore komunale në Ferizaj Florije Shamollin, e cila mbart mbi vete një sërë akuzash penale. Pavarësisht mosplotësimit të kritereve, ajo është dekretuar nga Zyra Presidenciale si prokurore në Prokurorinë Publike Komunale në Ferizaj më 15 maj 2012Procesi i riemërimit dhe emërimit të gjykatësve dhe prokurorëve kosovarë, i nisur që në shkurt të vitit 2009, po ruan të njëjtën linjë problematike edhe në ditët e sotme. I mbarsur me probleme dhe ndikime të shumta, njësoj si tre vjet më parë, riemërimi i vlerësuar si procesi më i rëndësishëm i reformës në gjyqësor është shoqëruar me abuzime skandaloze. Ndonëse Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës i kanë mbyllur dyert e transparencës rreth procesit të riemërimeve apo emërimeve, janë vetë njerëzit e ndershëm të drejtësisë që ofrojnë informacione për mënyrën se si janë bërë këto emërime.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus