Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » Fitou: Territori i Kosovës, i pacënueshëm
1:43 PM
Fitou: Territori i Kosovës, i pacënueshëm
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Jean Francois Fitou u është bashkuar zërave që kundërshtojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan, duke nisur nga Kosova. Në një intervistë për të përditshmen kosovare "Epoka e Re”, Fitou ka deklaruar se qëndrimi i vendit të tij është se, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pacënueshëm. Përsa i përket normalizimit të gjendjes në veri, diplomati francez ka sugjeruar që qeveria e Kosovës të bisedojë me serbët e atjeshëm dhe i ka bërë thirrje Beogradit që ta mbështesë këtë dialog. 
"Çështja e veriut duhet të zgjidhet brenda dokumenteve që ekzistojnë në Kosovë dhe jo me plane apo kërcënime të ndryshme”, ka nënvizuar Fitou. Disa herë faktori ndërkombëtar është shprehur kundër opsionit të ndarjes së Kosovës, me argumentin se një gjë e tillë do të kishte efekt domino në të gjithë Ballkanin. 
Opsioni në fjalë është përfolur kryesisht në qarqet politike serbe, të cilat kërkojnë që Beogradi të marrë veriun e Kosovës, pasi janë të mendimit se Serbia e ka humbur Kosovën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus