Kryesore » 2012 » Dhjetor » 8 » “Fëmijët që lypin në rrugë shfrytëzohen nga trafikantët dhe prindërit”
1:47 PM
“Fëmijët që lypin në rrugë shfrytëzohen nga trafikantët dhe prindërit”
Dimri dhe të ftohtit nuk po i pengon fëmijët që të kërkojnë lëmoshë në rrugët e Prishtinës, me arsyetimin se "mungesa e kushteve elementare për jetë, po i detyron ata të zhvillojnë këtë veprimtari”. Ndërsa, përfaqësues të organizatave për parandalimin e kësaj dukurie, shpjegojnë se fëmijët lëmoshëtarë po keqpërdoren jo vetëm nga trafikantët, por edhe familjarët.Fëmijët që kërkojnë lëmoshë, mund t’i hasim pothuajse kudo ne rrugët e Prishtinës. Artur Marku, nga organizata "Terr dez hoome” thotë se përkundër rënien së numrit të fëmijëve që kërkojnë lëmoshë, situata mbetet ende shqetësuese."Një fëmijë që çdo ditë e ushtron këtë veprimtari, shpjegon edhe arsyet se pse e bënë këtë. ‘Po lypi pare’ Pse? ‘’Për bukë’”, tha ai "Radio Kosovën”.

Dukuria e lëmoshës në rrugë, është e njohur edhe për zyrtarë të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

"Është shumë shqetësuese”, deklaron Behxhet Gaxhiqi, këshilltar i ministrit të Punës.

Marku thotë se qëllimi i organizatës që ai drejton, është parandalimi dhe evidentimi i kësaj dukurie, veçanërisht nga fëmijët sepse, sipas tij, ata po keqpërdoren, jo vetëm nga trafikantët, por edhe nga prindërit e tyre.

"Lypësia është një aktivitet ilegal. Sipas vlerësimit të organizatës sonë, aktualisht llogariten rreth 60 fëmijë të cilët shfrytëzohen për lypsëri në rrugët e qyteteve të Kosovës”, thekson ai.

Gaxhiqi shton se janë duke punuar strategjinë rreth hulumtimit të faktorëve që e shkaktojnë këtë dukuri si dhe parandalimit të saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus