Kryesore » 2012 » Korrik » 6 » FBI shmang EULEX’in
1:42 PM
FBI shmang EULEX’in
Ekspertët e FBI’së nuk kanë takuar shumë persona në hetimin e vdekjes së Dino Asanajt. Deri më tash ata nuk janë takuar me prokurorin e EULEX’it, që merret me këtë rast. Rezultatet e ekzaminimit të thikës, letrës që dyshohet se i ndjeri e ka shkruar në çastet e fundit, gjurmët e gishtërinjve e telefonat, laboratori i forenzikës tashmë ua ka dërguar organeve përkatëse. Aq fshehur janë duke kryer punën, për të cilën kanë ardhur nga përtej Atlantikut, sa edhe dreqi mund t’ua ketë zili.Edhe pse kanë disa ditë që ndodhen në Kosovë, hetuesit amerikanë të FBI-së (Federal Bureau of Investigation) duket se nuk janë takuar me shumë persona. Të ftuar nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar në hetimin e rastit të vdekjes të Dino Asanajt, ish Shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ekspertët e FBI-së deri më tash kanë qëndruar vetëm në disa vende. 

Burime jozyrtare të Expressit tregojnë se gjatë këtyre ditëve, ata kanë vizituar zyrën e të ndjerit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, e cila ndodhet pranë shtëpisë së tij, aty ku edhe ka ndodhur plagosja fatale e Asanajt.

Përveç kësaj, të njëjtat burime kanë treguar se ata kanë takuar edhe prokurorin kosovar të rastit, përveç që me vete tashmë kanë edhe raportet dhe provat e tjera të Departamentit për Mjekësi Ligjore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus