Kryesore » 2012 » Korrik » 5 » FBI mbërrin në Kosovë, nis hetimet për vdekjen e Asanajt
1:40 PM
FBI mbërrin në Kosovë, nis hetimet për vdekjen e Asanajt
Hetuesit e FBI-së kanë mbërritur në Kosovë, për të hetuar në lidhje me vdekjen e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Dino Asanajt.Lajmi është konfirmuar nga Ambasada amerikane ndërsa ekspertët amerikanë ishin në Departamentin për Mjekësi Ligjore ku kanë marrë raportin e autopsisë, prova dhe ekzaminime të tjera në lidhje me rastin.
Fjala përfundimtare e tyre në cilësi të ekspertëve pritet të qartësojë shumë mistere dhe gjithashtu të japin një përgjigje për pikëpyetjen e madhe, për rrethanat nëse Dino Asanaj, ish-Shef i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), është vrarë apo vetëvrarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus