Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Familjarët e të pagjeturve kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria
7:09 PM
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria
Në takimin e radhës së Komisioni për persona të zhdukur revoltohen familjarët e të pagjeturve. Muharrem Pajaziti, i cili ka të humbur 20 anëtarë të familjes, ka akuzuar komisionin se nuk po bën asnjë punë për të zbardhur fatin e të pagjeturve. Ai ka thënë se ka fakte dhe dëshmi për vrasjen e familjarëve të tij, por edhe për vrasjet në Dubravë, pasi që edhe vetë ishte i burgosur, por kurrë askush nga komisioni nuk ia ka kërkuar. Revolta e tij është mbështetur edhe nga anëtari i komisioni qeveritar për të pagjeturit, Bajram Qerkini, i cili është shprehur i indinjuar nga fakti që kreu i komisionit, Prenk Gjeta, u shpreh se nuk ka mandat për të kërkuar dënimin e atyre që kanë bërë krime. Qerkini i është drejtuar Gjetës, duke i thënë se ai është lidhja mes familjarëve dhe Qeverisë dhe rrjedhimisht duhet t’u përgjigjet familjarëve. Por Gjeta sërish është ankuar se kompetenca e tij janë vetëm në drejtimin e gjetjes së informacioneve për të pagjeturit. Në takim gjithashtu është akuzuar edhe EULEX-i për mos punë, ndërsa është themeluar Këshilli organizativ për shënimin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve, e cila mbahet në kujtim të 377 të vrarëve në Mejë të Gjakovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus