Kryesore » 2012 » Qershor » 12 » “EULEX-i nuk është duke bërë asgjë”
9:00 PM
“EULEX-i nuk është duke bërë asgjë”
"EULEX-i nuk është duke bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta”, është slogani i fushatës së re e cila sapo ka filluar të emetohet në stacionet televizive në Kosovë. Kjo fushatë është iniciativë e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik të EULEX-it (ZSHIP)."Fushata i ka dy qëllime kryesore,” tha Nicholas Hawton, udhëheqës i ZSHIP. "Së pari, ne duam ta demantojmë mendimin se asgjë nuk është duke u bërë në luftimin e korrupsionit. Përderisa korrupsioni kurrë nuk do të eliminohet në tërësi dhe mbetet edhe shumë për të bërë, në anën tjetër është duke u bërë progres. Për shembull, janë nxjerrë tridhjetë e tri aktvendime për raste të mëdha të korrupsionit në nivele të larta; gjashtëdhjetë hetime janë në vijim e sipër. Ndër të shpallurit fajtorë ka gjykatës, policë, zyrtarë qeveritarë dhe politikanë. Këto nuk janë fakte të parëndësishme”.

Hawton thotë se kështu duan të theksojmë faktin se EULEX-i nuk mund të bëjë më shumë.

"Në luftimin e korrupsionit duhet të angazhohemi të gjithë ne. EULEX-i merret me rastet e nivelit të lartë, të ndërlikuara dhe që marrin kohë. Por, pjesa dërmuese e punës në luftimin e korrupsionit është duke u bërë nga autoritetet vendase. EULEX-i mund të merret vetëm me një pjesë të këtij problemi. Prandaj, ne këtë po e bëjmë bashkërisht dhe në mbështetje të autoriteteve vendase. Kjo është arsyeja pse ne po e përkrahim agjencinë vendase kundër korrupsionit dhe po e reklamojmë linjën e tyre telefonike pa pagesë,” shton Hawton.

EULEX fton qytetarët në Kosovë që t’i raportojnë përvojat e tyre personale, përkitazi me korrupsionin, tek autoritetet përkatëse.

Gjatë ditëve në vijim, Zyra e EULEX-it për Shtyp dhe Informim Publik do të ndërmerr hapa konkret në mbështetje të Këshillit Kundër Korrupsionit, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Inspektoratit të Policisë të Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus