Kryesore » 2012 » Prill » 4 » EULEX-i ia dhuron 40 automjete Ministrisë së Financave
8:36 PM
EULEX-i ia dhuron 40 automjete Ministrisë së Financave
EULEX-i ia ka dhuruar dyzet automjete Ministrisë së Financave. Vlera e përgjithshme e këtyre automjeteve është shtatëdhjetë e katër mijë Euro. Këto automjete do të shfrytëzohen nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.Gjatë ceremonisë e së pranim-dorëzimit të automjeteve, Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac tha se EULEX-i ndodhet në Kosovë për t’i përkrahur institucionet për sundimin e ligjit. Ai e shprehu besimin e tij se ky donacion do t’i rrisë kapacitetet e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës për përmbushjen e detyrave të tyre.Ministri i Financave, Bedri Hamza e falënderoi EULEX-in për ndihmën dhe përkrahjen e tij. Ai tha se ky donacion do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit në punën e këtyre dy institucioneve.
Këto automjete të dhuruara sot i pasojnë njëzet e tri të dhuruara më parë Ministrisë së Drejtësisë në mars 2012. Pritet të jepen edhe disa donacione nga EULEX-i, siç është edhe dhurimi i gjashtëdhjetë automjeteve Policisë së Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus