Kryesore » 2012 » Qershor » 13 » EULEX-i heton masakrën e Krushës së Vogël
9:36 PM
EULEX-i heton masakrën e Krushës së Vogël
Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Qarkut në Prizren ka filluar zyrtarisht hetimet për krime të luftës, të kryera në fshatin Krushë e Vogël, më 25 dhe 26 mars të vitit 1999."Deri tani, prokuroria ka identifikuar 56 të pandehur të mundshëm, të cilët do të përballen me akuza për krime lufte kundër popullatës civile, duke përfshirë vrasjen e gjithsej 113 fshatarëve, dëbimin e të gjitha grave dhe fëmijëve nga fshati, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës", thuhet në komunikatën e misionit evropian për sundimin e ligjit.Masakra në Krushë të Vogël pretendohet të jetë një nga vrasjet më masive që ka ndodhur gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus