Kryesore » 2012 » Maj » 30 » EULEX-i arreston 6 bashkëpunëtorë të Zvonko Veselinoviqit
10:25 PM
EULEX-i arreston 6 bashkëpunëtorë të Zvonko Veselinoviqit
Policia e EULEX-it ka arrestuar të martën gjashtë persona, gjatë një hetimi të bërë në parandalimin e krimit të organizuar. Sipas burimeve jozyrtare, disa nga personat e arrestuar janë bashkëpunëtorë të njërit prej krerëve të kontrabandës në veri, Zvonko Veselinoviq.
  "Policët dhe zyrtarët doganorë të EULEX-it kanë konfiskuar materiale të ndryshme gjatë kërkimeve në disa ambiente private dhe të biznesit, përfshirë pika karburanti, në gjithë Kosovën”, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX.Sipas kumtesës, operacionet e kërkimeve dhe të arrestimeve janë kryer në lidhje me një hetim të krimit të organizuar, kontrabandës së mallrave, evazionit fiskal, shmangies së detyrimeve të importit dhe pastrimit të parave.Rasti po hetohet nga një prokuror i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës.Ditë më parë pjesëtarë të njësitit të policisë Speciale të EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit, në fshatin Dolan të Zveçanit, por i dyshuari për disa vepra kriminale, nuk është gjetur në shtëpi gjatë këtij aksioni, transmeton Telegrafi.Veriu i Kosovës, i qeverisur nga strukturat paralele të Serbisë, prej 13 vjetësh është shndërruar në çerdhe të kontrabandës dhe krimit të organizuar, ndërkohë që as Qeveria dhe as EULEX-i nuk kanë mundur ende të shtrijnë autoritetin e tyre për të normalizuar jetën e qytetarëve atje. Arrestohen kontrabandistët në Mitrovicë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus