Kryesore » 2012 » Prill » 19 » EULEX-i “amniston” kriminelët
4:43 PM
EULEX-i “amniston” kriminelët
Prokurorët që po hetojnë vrasjen e policit Enver Zymberi, posedojnë informacione të bazuara se personat e dyshuar për vrasje gjenden në territorin e Kosovës, respektivisht në Zubin Potok, por mosgatishmëria e EULEX-it për të vepruar në veri, i bënë këta të dyshuar të enden lirshëm. Kryeprokurori i Prokurorisë Publike të Qarkut në Mitrovicë, Shemsi Syla, konfirmoi për gazetën "Zëri” këto dyshime të prokurorisë për vendndodhjen e të dyshuarve, por thotë se ka mosgatishmëri nga kolegët prokurorë të EULEX-it. "Ka dyshime që të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberi janë në Zubin Potok, por pa përkrahje nga EULEX ne nuk mund t’i kapim ata për shkak të situatës e cila mbretëron në atë pjesë të Kosovës”, thotë kryeprokurori Syla.Ai ka thënë se në bashkëpunim me prokuroren kryesore të EULEX-it për regjionin e Mitrovicës, Nita Amin është duke e hetuar vrasjen e policit Enver Zymberi, por edhe rastin e fundit në veri të Mitrovicës, ku mbeti i vrarë Selver Haradinaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus