Kryesore » 2012 » Prill » 28 » EULEX do të ndihmojë gjetjen e të humburve
10:09 AM
EULEX do të ndihmojë gjetjen e të humburve
Shefi i EULEXit-it Ksavier De Marnak premton se ky mision do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Përmes një deklarate, ai tha se mjekët e EULEX-it vazhdojnë t’i mentorojnë dhe monitorojnë kolegët kosovarë në strukturimin e një departamenti modern të mjekësisë ligjore, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve vendase të qëndrueshme dhe në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të mund ta vazhdojë këtë punë në të ardhmen. "Këtë vit do të bëhen kërkime në më shumë se 30 lokacione potenciale. Përveç kësaj, kolegët tonë vendas do t’i fillojnë hetimet e tyre për rastet e mundshme të identifikimeve të gabuara si dhe operacionet e tyre në terren, të ndihmuara nga ekspertët e EULEX-it për mjekësi ligjore”, tha Marnak. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus