Kryesore » 2012 » Gusht » 8 » Edita Tahiri flet për veterinë e për statistika
11:53 AM
Edita Tahiri flet për veterinë e për statistika
Prej kohësh zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk ka folur për dialogun teknik me Serbinë. Ajo ka folur në tema të tjera të martën.Ka prezantuar për miratim në mbledhjen e Qeverisë dy vendime – një që ndërlidhej me Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës, dhe një tjetër për ruajtjen dhe shfrytëzimin e lëndës statistikore.
Zëvendëskryeministrja që ka drejtuar delegacionin kosovar në dialogun teknik me Serbinë, të zhvilluar në Bruksel, ka disa javë që nuk është dukur në mbledhjet e Qeverisë. Kryeministri po e lë jashtë rrjedhave të dialogut atë. Madje në vizitën e fundit që baronesha Ashton ia ka bërë Kosovës, ajo nuk ishte pjesë e delegacionit të kryeministrit, kur ia kishte organizuar pritjen.Burime jozyrtare kanë thënë se kryeministri do të vihet në ballë të dialogut të ri me Serbinë, shkruan sot "Koha Ditore” .
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus