Kryesore » 2012 » Korrik » 9 » Dyshohet se Qeveria e shpërbleu kundërligjshëm
11:52 PM
Dyshohet se Qeveria e shpërbleu kundërligjshëm
Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) ka përfituar 30 hektarë tokë pronë shoqërore nga Qeveria e vendit përmes një procesi për të cilin Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur shkelje ligjore.Prona në Hajvali ku pritet të ndërtohet kampusi i ri i AUK-ut ishte nën juridiksionin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), por për tjetërsimin e saj pa tender publik Ministria e Financave kishte paguar rreth 3.5 milionë euro.Në vjeshtën e vitit 2010, ajo kishte angazhuar një kompani private për të bërë vlerësimin se sa kushtonte kjo pronë të cilën do ta paguante qeveria në interes të AUK-ut, shkruan gazeta JNK.Por Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në raportin e auditimit për këtë ministri për vitin 2011, ka gjetur se kompania private kishte kryer shërbimin para se të filloheshin procedurat e prokurimit dhe të nënshkruhet kontrata. Kjo bie në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik."Procedurat e prokurimit dhe nënshkrimi i Kontratës në vlerë 8,950 euro për projektin- ‘Vlerësimi i pronave sipas vendimit të Qeverisë për dhënien e tokës Universitetit Amerikan të Kosovës (AUK-ut) dhe MASHT-it’ janë kryer pas përfundimit të punëve. Për më shumë nuk është siguruar konkurrencë në këtë proces”, thuhet në raportin e auditimit.Autoriteti Kontraktues, sipas këtij raporti, është i obliguar që të sigurojë se fondet publike janë duke u përdorur në mënyrën më ekonomike si dhe nuk duhet të kryejë asnjë prokurim që eliminon konkurrencën mes operatorëve ekonomikë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus