Kryesore » 2012 » Qershor » 10 » Dy ministra “shkojnë në shtëpi”!
12:43 PM
Dy ministra “shkojnë në shtëpi”!
Dy ministra të Qeverisë së Kosovës, anëtarë të PDKsë, së shpejti mund të mbesin "pa punë” meqenëse shefi i qeverisë, Hashim Thaçi, është i pakënaqur me performancën e tyre të deritashme dhe me përfoljet për skandale të ndryshme.Burime të afërta me partinë e kryeministrit i kanë thënë "Zërit” se brenda një kohe jo shumë të gjatë kabineti qeveritar do të pësojë ndryshime, porse Thaçi është duke e përgatitur terrenin që këto ndryshime të mos ia "tronditin” partinë. "Në plan janë dy ministra, por mund të ketë edhe ndryshime të tjera. Kryeministrit nuk po i pëlqen që kohën e fundit përditë e më shumë po përflitet për keqpërdorime dhe shkelje të ligjit. Kryeministri i ka dy opsione para vetes, ose do t’i largojë këta dy ministra këto ditë, pasi të kthehet nga Japonia, ose do t’i largojë kah fundi i verës, pasi të përfundojnë pushimet”, thotë ai. 
Kryeministri Thaçi para disa ditësh kishte paralajmëruar ministrat e tij që t’i "grahin më shumë punës”, ose në të kundërtën do të mbesin pa punë. Këtë paralajmërim i pari i ekzekutivit, ministrave ua kishte bërë në një mbledhje që kishte pasur me ta dhe me sekretarët e përgjithshëm pas marrjes së pyetësorit nga BE-ja për studimin e fizibilitetit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus