Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Dy aktivistë të Vetëvendosjes janë arrestuar në Istog (+FOTO)
3:54 PM
Dy aktivistë të Vetëvendosjes janë arrestuar në Istog (+FOTO)
Policia e Kosovës i ka arrestuar dy aktivistë të Vetëvendosjes në Istog për shkak të vendosjes së një flamuri të madh kombëtar dhe heqjes së flamujve të shtetit të Kosovës, të vendosur me rastin e ditës së Çlirimit.Po ashtu, disa aktivistë të tjerë janë rrahur nga policia, ka njoftuar Vetëvendosja në Istog." Sot, më 20 qershor, në Ditën e Çlirimit të Burimit, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të Qendrës së Burimit kanë vendosur flamur të madh kombëtar në një ndërtesë mu në qendër të qytetit, konkretisht pranë Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit. Pas vendosjes së këtij flamuri, janë hequr të gjithë flamujt e Kosovës, ndërsa gjatë këtij aksioni ka ndërhyrë ashpër policia, e cila ka mbrojtur flamujt e Ahtisarit, dhe ka rrahur aktivistët si dhe ka përdorur sprej. Policia me këtë rast ka arrestuar Ardian Hulin dhe Premton Iberdemajn”, thekson njoftimi.Vetëvendosje këtë akt, e konsideron turp për pushtetarët se si bëjnë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve dhe pranë ua vendosin paraprakisht flamurin me yje që nuk simbolizon asgjë.


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus