Kryesore » 2012 » Shkurt » 26 » Drenica e zhgënjyer me Thaçin
3:57 PM
Drenica e zhgënjyer me Thaçin
Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilës hiëet dorë nga fjala Republikë, banorët e Drenicës janë zhgënjyer në Kryeministrin Hashim Thaçi. Në një artikull të publikuar në gazetën Zëri, banorët e asaj ane kanë shprehur dëshpërimin e tyre në Thaçin që heku dorë nga Republika. Madje në gazetë thuhet se ata kanë deklaruar se nuk do të votojnë atë në zgjedhjet e ardhshme. Që të kthehemi në kohën e Rezolutës 1244, kurrë nuk e kisha besuar. Kjo na ka kthyer një hap mbrapa, sh­prehet i dëshpëruar, profesori rreth të 60-ave, Kadri Meha, banor i Skenderajt. 
Ai kujton kohën e pasluftës, bisedimet, zhvillimet politike, udhëheqjet, përfshirë peri­udhën kur Kosova përfaqësohej nën Rezolutën 1244, e që për të dhe bashkëvendësit e tij ishte e rëndë dhe e papranueshme. Edhe pas luftës, kishte luftë për tu bërë shtet i pavarur dhe në rajon e botë të shfaqemi si Republikë. Kjo marrëveshje më ka dëshpëruar e në veçanti më ka dëshpëruar kjo qeverisje, e cila e ka pranuar atë, u shpreh Meha. Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ti mundësojë Kosovës të marrë pjesë dhe të nënshkruaj marrëveshje në emër të saj si dhe të flas për vetën e vetë në forumet rajonale. Deri tash UNMIK-u ka nënshkruar për Kosovën. Kosovo* do të jetë emërtimi i vetëm që do të përdoret kurse ylli pranë emërtimit do ti refero­het Fusnotës e cila nënkupton se  ai nuk presupozon qëndrimin ndaj statusit dhe është në harmoni me Rezolutën e KS të OKB-së dhe me Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus