Kryesore » 2012 » Korrik » 4 » Dorëzohet Remziu
1:05 PM
Dorëzohet Remziu
Tri vjet pas fillimit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, shtëpia e mbetur në mes të rrugës po largohet. Pronari i saj, Remzi Ismajli, është dorëzuar përballë shtetit, derisa pret drejtësi nga gjykata. Shteti ia ka kompensuar tokën, por jo edhe shtëpinë. Remzi Ismajli lëshon pe. Burri nga Millosheva e Obiliqit ka vendosur të dorëzohet përballë shtetit. Ai ka vendosur ta prishë shtëpinë e tij, që ndodhet pranë rrugës Prishtinë –Mitrovicë, në fshatin Milloshevë.Punimet e kësaj autostrade ka vite që janë lënë në gjysmë për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore ndërmjet këtij pronari dhe Ministrisë së Infrastrukturës. 

Por, në shtëpinë e Remzi Ismajlit të martën punëtorët veçse gati e kishin kryer punën e tyre.

I zoti i shtëpisë i ka angazhuar ata për të shpëtuar ato çka mund të shpëtohen.

Të gjitha janë hequr: dyer, dritare, tjegullat e madje edhe bllokat.

"Mbase mund të më hyjnë në punë ndonjëherë”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus