Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Dorëheqja e Kuçit i prin riformatizimit
11:26 AM
Dorëheqja e Kuçit i prin riformatizimit
Dorëheqja e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi nga këto dy poste qeverisëse ia ka hapur derën riformatizimit të ekzekutivit-një paralajmërim i dikurshëm i kryeministrit Hashim Thaçi. Kështu thonë burime të gazetës "Zëri”, të afërta me Qeverinë, të cilat nënvizojnë se së shpejti do të ndryshojë kabineti qeveritar, ndërsa gjasat janë minimale që në ndonjërin prej dikastereve të vijë tashmë ish-ministri Kuçi. Ky person, që flet në kushte anonimiteti thekson se brendapërbrenda Partisë Demokratike të Kosovës është duke qarkulluar ideja që në kuadër të riformatizimit, në përbërjen e re qeveritare të jenë të përfshirë edhe disa nga njerëzit e fuqishëm të PDK-së. "Njëri prej këtyre njerëzve të PDK-së do ta marrë Ministrinë e Drejtësisë, e tjetri ka gjasa që ta ma marrë atë të Punëve të Brendshme. Por, e tëra kjo është vetëm si ide, sepse ende nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë ky person. Vetë Hajredin Kuçi, të shtunën nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke pohuar se për ndryshimet e mundshme në qeveri dhe për pasuesin e tij, gazeta duhet të marrë qëndrimin nga Qeveria e Kosovës. Por, një gjë e tillë ishte e pamundur ngase siç dihet, qeveria "Thaçi 2” pothuajse po i bën dy vjet të funksionimit pa zëdhënës. 

I vetmi person që të shtunën është deklaruar për hapat e mëtejmë të PDK-së në raport me ndryshimet në qeveri është ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, zëdhënës i PDK-së.

Stavileci ka thënë se është herët të flitet për mundësinë se kush do të jetë në vend të Kuçit, ndërsa ka mohuar se ardhja e një ministri të ri mund të jetë e lidhur me procesin e riformatizimit të qeverisë.

Nga ana tjetër, analistët politikë nuk e shohin krejtësisht të "rastësishme” largimin e Kuçit, duke hedhur dyshime se gjithçka ishte e përgatitur nga partia më e madhe në vend.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus