Kryesore » 2012 » Maj » 7 » Diaspora maqedonase: UÇK-ja si Al Kaeda
12:03 PM
Diaspora maqedonase: UÇK-ja si Al Kaeda
Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) me qendër në Uashington, është duke krijuar në shtetet e Evropës, SHBA, Kanada dhe Australi kampanjë kundër shqiptarëve myslimanë, duke i quajtur ata si radikalë islamistë dhe duke bërë apel që ndërkombëtarët të reagojnë për një dukuri të tillë. Nën artikullin "Tubimet islamiste në Shkup të disajnura për të frikësuar”, DBM ka shkruar se ndjehet e shqetësuar pasi shqiptarët mysliman kishin brohoritur "Vdekje të krishterëve”, ndërsa të rinjë mysliman sipas tyre në rrugët e Shkupit kishin publikuar simbole të Xhihadit dhe Hezbollahut, raporton Zhurnal."Që pas Marrëveshjes së Ohrit në mesin e politikanëve është krijuar një ‘kulturë e re e ankesave' nga politikanët shqiptarë. Si pasojë, partitë politike shqiptare, qofshin në qeveri apo në opozitë - janë të heshtur kur të krishterët maqedonas janë të kërcënuar. Por vetëm imagjinoni zhurmën nëse grupet maqedonase mbanin tubime tubime të tilla si ajo e së premtes dhe do të kërkonin 'Vdekje tek Myslimanët' në mes të Shkupit?”, ka thënë mes tjerash kryetari i DBM-së, Stojan Nikolov. 

Kjo organizatë e ka quajtur UÇK-në si lidhje e Al Kaqedas dhe shqiptarët terroristë që nuk i lënë maqedonasit të qetë.

"Në dekadën e fundit, ka pasur një rritje të incidencës së ekstremizmit islamik në Maqedoni, me përfshirje të dyshuar dhe financimin nga Arabia Saudite dhe Irani. Ndërsa vëzhguesit pajtohen se vehabizmi dhe disa doktrina nuk kanë gjetur fushë pjellore në mesin e shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa një grup terorist shqiptar që ka lidhje me Al Kaedën i quajtur UÇK ka sulmuar Maqedoninë në vitin 2001.

Përfundimisht, ligji i përgjithshëm për amnesti i kishte lënë të lirë ish terroristët e UÇK-së si Ali Ahmeti dhe u bënë politikanë, por dhuna ndaj civilëve maqedonas nuk të ndalur”, shkruhet mes tjerash në këtë artikull.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus