Kryesore » 2013 » Mars » 17 » Dialogu s’e afron Kosovën me BE-në!
3:53 PM
Dialogu s’e afron Kosovën me BE-në!
Interpretimi që po u jepet bisedimeve politike me Serbinë, nga qeveritarët kosovarë e sidomos nga diplomatët ndërkombëtarë, sipas të cilëve, këto bisedime e përafrojnë Kosovën me BE-së, për analistët politikë nuk qëndron.Sipas tyre, pavarësisht pse institucionet e Kosovës janë futur në bisedime me Serbinë, deri më tani shteti ynë nuk ka përfituar asgjë. Pra, sipas tyre, bisedimet nuk ndërlidhen me kriteret që duhen plotësuar për t’iu afruar BE-së.
"BE po luan lojë të ulët me Kosovën, duke e përdorur dialogun, në mënyrë që ta detyrojë Kosovën që të lëshojë pe, sidomos në rastin për veriun”, thotë analisti Behxhet Shala. Madje, sipas tij, BE e ka diskriminuar Kosovën, sepse kur në të njëjtin proces kanë kaluar shtetet tjera të rajonit ato nuk kanë qenë aspak në gjendje më të mirë se Kosova.

Sipas tij, me Kosovën BE po përdor politikë tjetër me të vetmin qëllim që ta detyrojë të hyjë në dialog dhe të ulë pazarin për veriun.

Sipas tij, kushtet që BE i ka parashtruar Kosovës, e di shumë mirë që nuk mund të përmbushen, sepse ato nuk mund të plotësohen nga një shtet i cili nuk ka stabilitet politik, nuk ushtron sovranitet në tërë territorin e saj si rrjedhojë e së cilës vijnë edhe pasojat tjera, moszhvillimi ekonomik, liria e lëvizjes, të drejtat e pakicave, riintegrimin i pakicave e kështu me radhë.

Analisti tjetër, Nexhmedin Spahiu jep një mendim pak më ndryshe, ndonëse pajtohet se BE po e nënçmon Kosovën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus