Kryesore » 2012 » Shtator » 22 » Daçiq: Ndarja e Kosovës, “zgjidhja e vetme
12:00 PM
Daçiq: Ndarja e Kosovës, “zgjidhja e vetme
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Brukseli nuk mund ta detyrojë Serbinë që të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se ndarjen e saj e sheh si të vetmen zgjidhje të mundshme dhe reale."Mendoj se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale dhe jam i sigurt se atë do ta pranonin edhe shqiptarët në Prishtinë. Mirëpo, shtrohet pyetja nëse një gjë e tillë mund të shkaktojë protesta në rajon”, ka thënë Daçiç për mediat televizive në Serbi."Në këtë fazë është e pranueshme gjithçka që nuk është pranim i pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Brukseli nuk mund të na detyrojë të njohim pavarësinë e saj”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Kosovën nuk e kanë pranuar as pesë vende të Bashkimit Evropian.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus