Kryesore » 2012 » Shkurt » 26 » Daci: Territoret nuk janë as molla e as dardha!
3:59 PM
Daci: Territoret nuk janë as molla e as dardha!
Lidhur me idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide kjo e mbështetur edhe nga akademiku Rexhep Qosja, kryetari LDD-së, Nexhat Daci, thotë se nuk duhet bërë "pazar me shtetin e Kosovës dhe integritetin e saj”. 
"Territoret nuk janë molla as dardha me i shkëmbye sa herë të duash dhe kush të dojë”, ka thënë ai për "Presheva Jonë”.
"Ata flasin për territore në të cilat nuk kanë jetuar, në të cilat nuk kanë familje, ku nuk kanë prona, këmba e të cilëve ndoshta kurrë nuk ka shkelur. Kur unë flasë për ato troje, për atë popull, e ndjej nën lëkurë, sikur të jetoj atje në Bujanoc”.
Sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë të drejta identike me ato të serbëve në Kosovë.Por, ndonëse deklarohet për ndryshim të territoreve, thotë se nëse dikush ka pretendime për shkëputje të ndonjë cope të Kosovës, "njëjtë duhet të veprohet edhe me territoret e Luginës së Preshevës”."Fundja këtë e mundëson edhe Referendumi i vitit 1992 (për bashkim me Kosovën) dhe e drejta për vetëvendosje të popujve autokton”, thotë Daci.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus