Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Çohu: 100 milionë Euro për financuesit e PDK-së
7:01 PM
Çohu: 100 milionë Euro për financuesit e PDK-së
Më shumë se 100 milionë euro kanë përfituar financuesit e partisë më të madhe në vend, PDK-së, brenda 2 fushatave zgjedhore, vlerëson organizata antikorrupsion "Çohu”.Kjo organizatë ka paraqitur një hulumtim, i cili, sipas drejtuesve të saj, është i bazuar në dokumentet zyrtare të raporteve të auditimit. Lorik Bajramit nga "Çohu” ka thënë se 43 subjekte të ndryshme biznesore kanë mbështetur PDK-në gjatë dy fushatave të fundit zgjedhore me rreth 280 mijë euro, por që u është shpaguar 350-fish ose më shumë se 100 milionë euro.Avni Zogiani ka thënë se këto të dhëna janë për kompanitë ose personat fizikë që ekzistojnë në listën e financuesve të fushatave të PDK-së, përndryshe shuma e shpërblimit të financuesve do të ishte shumë më e madhe. Në këtë raport janë paraqitur edhe detaje për 25 zyrtarë të lartë politikë që nuk i kanë deklaruar të gjitha bizneset në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Sipas Çohu, një hulumtim i "Preportr” – i Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese (QKGH) - mbi prokurimet publike nxjerrë të dhëna mbi 100 milionët e shpërndarë nga partia e kryeministrit, për kompanitë që atij ia zgjatën dorën gjatë fushatave zgjedhore.

Nga dokumentet zyrtare ky hulumtim ka gjetur se 43 subjekte të ndryshme, kryesisht kompani ndërtimore që si biznese dhe persona fizik financuan Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në dy fushatat e fundit elektorale kanë përfituar mbi 100 milionë euro nga tenderët publik. (INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus