Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Cili ka qenë roli i elitës serbe në strehimin e kriminelëve të luftës?
11:22 AM
Cili ka qenë roli i elitës serbe në strehimin e kriminelëve të luftës?
Prokurorët e krimeve të luftës në Beograd kanë vënë në dukje rolin e elitës serbe në strehimin e kriminelëve të luftës, si: Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic. Por përpjekjet e akuzës për të ngritur padi mund të hasin në rezistencë. 
Duke cituar 'The Guardian, Evropa e Lirë shkruan se deklaratat e prokurorëve pasojnë hetime të gjera në ushtrinë serbe, policinë, shërbimet sekrete dhe Kishën Ortodokse. Por, në një vend, i cili lëkundet në mes të ndjenjës së fajit dhe viktimizimit, edhe 13 vjet pas fundit të luftërave në Ballkan, skeptikët dyshojnë se ata do të ndjekin nivelet e larta të institucioneve. Dyshimet janë shumëfishuar pas zgjedhjes së Tomisllav Nikollicit në postin e presidentit, i cili dikur ishte zyrtar i lartë në Partinë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit. Ky i fundit aktualisht gjykohet për krime nga Tribunali i Hagës. Prokurorët pranojnë se nuk janë të sigurt nëse ndryshimi i valës politike do të ndikojë punën e tyre. 

"Ne tashmë kemi identifikuar dhe rikonstruktuar mjetet, me të cilat kanë mbështetur të arratisurit. Kemi gjurmuar lëvizjet e tyre. Kemi identifikuar 11 apartamente në Beograd, ku janë fshehur të arratisurit dhe së shpejti do të dalim me detaje për operimin e rrjetit”.

"Shumë shpejt, ne do të ndjekim penalisht të gjithë ata që i kanë strehuar. Kjo do të ndodhë shpejt sepse i kemi të gjitha informatat e nevojshme”, thotë kryeprokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçevic.

Karaxhici, lider i serbëve të Bosnjës në kohën e luftës, tani në gjykim për gjenocid para Tribunalit të Hagës, i është shmangur kapjes deri në vitin 2008. Ai besohet të jetë ndihmuar nga zyrtarë të inteligjencës serbe.

Mlladici, lider i ushtrisë serbe të Bosnjës, gjykimi i të cilit ka nisur muajin e kaluar në Hagë, ka jetuar hapur në kazermat e ushtrisë serbe deri më 2011.

I arratisuri i fundit që është kapur vitin e kaluar, është Goran Haxhic. Ai thuhet të jetë ndihmuar nga Kisha Ortodokse Serbe, ndërsa ka kaluar disa kohë edhe në Rusi. Ka disa prova se edhe Karaxhici është fshehur për ca kohë në një manastir ortodoks dhe hetuesit e krimeve të luftës konsiderojnë shfrytëzimet e mundshme të financave të kishës për fshehjen e të arratisurve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus